Lajme
Detaje të reja nga krimi në Gjermani
Gruaja që u vra po mundohej të pajtonte çiftin e divorcuar
33-vjeçarja M.M., nga Gadimja e Lipjanit, u vra të shtunën mbrëma nga kunati i saj në Gjermani, i cili kishte shkuar te shtëpia e ish-gruas së tij. I dyshuari ka plagosur edhe vëllain e tij, 38-vjeçarin F.S.
Mësohet se M.M. dhe F.S., në shtëpinë e ish-kunatës kishin shkuar për të ndërmjetësuar që ta shpëtojnë martesën e saj, e më pas krimi ka ndodhur po aty.
Gjatë së hënës në familjen e viktimës kanë hapur të pamën, mirëpo nuk pranuan të komentojnë diçka publikisht, pos të tregojnë se vajza e tyre nuk ka pasur asnjë problem me familjen e burrit të saj, raporton express, përcjell Albinfo.ch.
Në lidhje me rastin nuk folën as familjarët e të plagosurit njëkohësisht edhe të dyshuarit, që janë nga Ferizaj.
Gjatë ngjarjes raportohet se dëshmitarë ishin edhe disa fëmijë, ndërkaq jozyrtarisht, Klan Kosova mëson se i dyshuari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
M.M., pas vetës ka lënë tre fëmijë, e varrimi i saj do të bëhet në Gadime.
Sipas mediave gjermane, mosmarrëveshja në një apartament në një ndërtesë apartamentesh në Theodor-Körner-Straße në Löhne u zhvillua rreth orës 21:15.
Në mbrëmje, autori i krimit, për të cilin mediat në Kosovë kishin raportuar se ishte nga Ferizaj, shkoi në ish-banesën e familjes së tij.
Vëllai (38), i cili po vizitonte gruan dhe tre fëmijët e saj, e informoi atë se ai nuk dëshironte të fliste me të.
Sidoqoftë, burri, i cili kishte një armë zjarri dhe një shkop me vete, mundi të hynte në apartament pak më vonë dhe, sipas policisë, papritmas filloi me të shtëna armësh në drejtim të anëtarëve të familjes, të pranishëm.
Mediat gjermane më tej tregojnë se disa mjekë të urgjencës dhe punëtorë të shpëtimit u kujdesën për të plagosurit, ndërsa gruaja me sa duket vdiq gjatë rrugës për në spital – vëllai gjithashtu pësoi një plagë me armë zjarri dhe në mbrëmje u tha se jeta e tij nuk ishte në rrezik.
Të gjashtë fëmijët u morën nën kujdesin e autoriteteve, ndërsa burri që sulmoi banesën pësoi lëndime kërcënuese për jetën.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











