Kosova
Detajet për grabitjen me armë në Suharekë, tre të arrestuar
Të mërkurën e shkuar në Suharekë pati një grabitje me armë zjarri, ku të lënduar mbetëm edhe dy policë.
Deri më tani janë arrestuar tre persona.
Të dyshuarve A.B. dhe F.T. u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për veprën penale “Dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes”.
Gjatë së dielës u raportua edhe për arrestimin e një personi të tretë, ndonëse më shumë detaje nuk u dhanë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, thuhet se A.B. ka blerë dhjetë numra të telefonit për F.T., me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.
“Të pandehurit A.B. dhe F.T., me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë, në argjendarinë “Diakos” më dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri A.B. duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin F.T., të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit F.T , e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për t’u kontaktuar me pronarin e automjetit, nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, që posedon Insajderi.
Sipas vlerësimeve të para, të dyshuarit kanë vjedhur ari në vlerë 250 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik










