Lajme
Dhjetë inspektorë ndërtimi në pranga
Prokuroria speciale thotë se për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit
Autoritetet e rendit në Prishtinë kanë arrestuar të enjten në mëngjes dhjetë inspektorë nga Sektori i Ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, përfshirë këtu shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim dhe tetë inspektorë për ndërtim.
Në mesin e të arrestuarve është edhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit. Arrestimi është bërë me urdhër të prokurorit vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.
Në një komunikatë për opinion, prokuroria thotë se për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtar.
Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se “ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh. “Arrestimi është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë që nga paslufta janë ndërtuar mijëra objekte, shumica prej tyre pa leje ndërtimi. Prandaj sektori i ndërtimeve është konsideruar më i korruptuari në rajon, sepse për ndërtimin e një shtëpi apo ndërtese është dashtë të korruptohen inspektorët e ndërtimit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











