Lajme
Dhjetëra kallëzime penale për incidentet në Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka ngritur 77 kallëzime penale ndaj individëve dhe grupeve të individëve si kryerës të incidenteve të fundit ndëretnike në Maqedoni.
Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska ka deklaruar se patjetër do të sanksionohen të gjithë personat që kanë kryer incidente apo janë përfshirë në to gjatë periudhës së fundit dhe se institucionet nuk do të tolerojnë dhunuesit, transmeton INA.
“Ne kemi vërtetuar porosinë tonë përmes 77 kallëzimeve penale të ngritura për incidenteve, duke bërë të qartë se dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk duhet të tolerohen”, ka thënë Jankullovska.
Ajo ka shprehur kritika ndaj Gjykatës së Tetovës për lirimin e dy tifozëve të “Ballistave” të klubit të futbollit “Shkëndija”.
“Vendimi i kësaj gjykate është imitues për shkak se ata kishin sulmuar një pjesëtar policie i cili ishte angazhuar për parandalimin e dhunës”, ka theksuar ministrja e MPB-së.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











