Shkurt.ch
Dhoma Nacionale kundër shkurtimit të pensioneve
Ajo është deklaruar të enjten për të tretën herë që personat me shkallë invaliditetit 70 për qind duhet të kenë të drejtë për pension të plotë
Dhoma Nacionale dhe ajo e kantoneve, në Parlamentin e Zvicrës nuk po munden të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët lidhur me rishikimin e Ligjit për pensionet e invaliditetit. Kështu, ndërkohë që Dhoma e Kantoneve këmbëngul për masa kursimi, Dhoma Nacionale shprehet kundër asaj që edhe njerëzve me të meta të rënda tu shkurtohen pensionet.
Për të gjetur një zgjidhje, do të zhvillohet një konferencë unifikimi, e përbërë nga anëtarë të të dyja dhomave.
Dhoma Nacionale është deklaruar të enjten për të tretën herë që personat me shkallë invaliditetit prej 70 për qind edhe më tutje të kenë të drejtë për pension të plotë. Në votimin e mbajtur sot , 103 kanë qenë pro, 79 kundër dhe një abstenim.
Nga ana tjetër edhe Dhoma e Kantoneve ka vendosur tashme tri herë, me shumicë votash, që të ndiqen rekomandimet e Qeverisë. E ato thonë se në të ardhmen, pensione të plota mund të marrin vetëm personat që dëshmojnë invaliditet në shkallën prej 80 për qind.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












