Shkurt.ch
Dhomat e Parlamentit nuk pajtohen: 10 apo 8 vjet për pasaportë
Dy dhomat pajtohen vetëm për atë që në të ardhmen kusht për pasaportën zvicerane të jetë pasja e vizës C (Leja e qëndrimit të përhershëm)
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës nuk kanë mundur të arrijnë pajtimin lidhur me rregullat që duhet të vlejnë për natyralizimin e të huajve. Komisioni për politika shtetërore i Dhomës Nacionale, edhe pas rundit të tretë vazhdon të mbrojë qëndrimin e Dhomës nacionale për ashpërsim më të madh të rregullave ndërsa Dhoma e Kantoneve tregohet më liberale.
Ndërkaq të dy dhomat pajtohen vetëm për atë që në të ardhmen kusht për pasaportën zvicerane të jetë pasja e vizës C (Leja e qëndrimit të përhershëm). Por përderisa Dhoma Nacionale ngul këmbë në afatin prej 10 vitesh si kusht për të aplikuar për pasaportën e Zvicrës, Dhoma e Kantoneve kërkon që ky afat të jetë 8 vjet.
Në këtë kontekst ka edhe çështje tjera kontestuese në mes të dy dhomave. Kështu komisioni për politika shtetërore i Dhomës Nacionale kërkon që të vazhdohet praktika e deritashme e llogaritjes së dyfishtë të viteve për marrjen e shtetësisë zvicerane në mes të moshës 5 dhe 15 vjeçare, ndërsa dhoma tjetër kërkon që kjo llogaritje të bëhet nga mosha 10 deri 20 vjeçare.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












