Lajme
Dhomë e përbashkët tregtare Holandë-Maqedoni
16.5 për qind të investimeve të jashtme në Maqedoni gjatë vitit 2010 , ose 110 milionë euro, vijnë nga Holanda
Rreth 50 kompani maqedonase dhe 30 holandeze kanë themeluar të mërkurën një dhomë (odë) të përbashkët të tregtisë me synimin për të punuar në stabilizimin dhe përforcimin e bizneseve ekzistuese dhe nxitjen e investimeve.
Dhoma e re e bizneseve synon promovimin e ekonomisë së Maqedonisë në Holandë dhe aplikimin e instrumenteve të Qeverisë Hoalndeze për zhvillimin e sektorit privat në Maqedoni, duke bashkëpunuar edhe me ambasadat, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i këtij subjekti të ri, Bob Smith.
Sipas ambasadorit holandez në Maqedoni, Marriët Schuurman, përkundër krizës ekonomike ekziston një interesim i madh për projekte të përbashkëta të bizneseve holandeze për të investuar në Maqedoni. Prandaj, sipas tij, dhoma e re e krijuar do të ndihmojë përpjekjet në këtë drejtim, bën të ditur Balkan Business News.
Holanda edhe aktualisht bën pjesë në mesin e vendeve që kanë investuar më shumë në maqedoni. Kështu, 16.5 për qind të investimeve të jashtme në Maqedoni, gjatë vitit 2010 vijnë nga Holanda. Aktualisht vlera e këtyre investimeve është 110 milionë euro.
Edhe ministri i ekonomisë i republikës së Maqedonisë, Valon Saraçini ka thënë se investimet e përmendura kanë shënuar një rritje të konsiderueshme dhe ka shfaqur besimin se një trend i tillë do të vazhdojë. Ai po kështu ka inkurajuar edhe ndërmarrjet nga Maqedonia për të eksportuar në Holandë.
Duke folur edhe për zhvillimet në fushë të turizmit, Saraçini ka thënë se Maqedoninë gjatë vitit 2011 e kanë vizituar rreth 10 mijë turistë nga Holanda.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











