Lajme
Diaspora mbetet pa asnjë deputet?
Nëse llogarisim faktin që Zvicra ka qenë dhe vendi ku është regjistruar dhe numri më i madh i qytetarëve për të votuar, mund të supozojmë që kësaj radhe, diaspora si ajo shqiptare dhe ajo maqedonase mund të mbeten me zero deputetë
Në Bernë ka përfuduar procesi zgjedhor për deputetë në Parlamentin e Maqedonisë. Konfirmohet se në këtë njësi zgjedhore, më shumë vota ka fituar kandidati i BDI-së, Xhevdet Spahiu. Pas tij vjen në radhë kandidati i VMRO-së, ndërsa në vend të tretë është renditur kandidati i LSDM-së.
Rafet Hajdari, ushtrues detyre në postin e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Bernë, lidhur me interesimin e qytetarëve për të votuar, për albinfo.ch deklaroi se „gjatë ditës së sotme kanë votuar rreth 25 deri më 30 për qind të qytetarëve që janë paraqitur për të votuar. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast, është fakti që procesi zgjedhor ka kaluar pa asnjë problem“.
Në Zvicër janë regjistruar gjithsej 4256 qytetarë për të votuar. Sipas përqindjes që na e konfirmoi zotëri Hajdari, i bie që sot në vendvotime të kenë dalë jo më shumë se 1300 persona. Nëse llogarisim faktin që Zvicra ka qenë dhe vendi ku është regjistruar dhe numri më i madh i qytetarëve për të votuar, mund të supozojmë që kësaj radhe, diaspora si ajo shqiptare dhe ajo maqedonase mund të mbeten me zero deputetë.
Për çdo ndryshim të rezultatit, do ju imformojmë në vijim.
Irfan Agushi
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror














