Lajme
Dick Marty është kontaktuar nga EULEX-i
EULEX e ka ndërmend të hetojë akuzat e ngritura nga senatori zviceran Dick Marty për tregti me organe njerëzore
Zyrtarë të EULEX-it kanë konfirmuar sot se ka patur një takim midis zyrtarëve të EULEX-it dhe raportuesit të Këshillit të Evropës (KE), Dick Marty lidhur me pohimet e këtij, që është përforcuar me një rezolutë të Parlamentit të KE-së.
“Zyrtarë të EULEX-it kanë takuar dhe kanë biseduar me Dick Martyn”, ka bërë të ditur Nicholas Hawton, shef i Zyrës për Informim të EULEX-it, për media kosovare.
Hawton ka thënë se kanë filluar hetimet për akuzat me të cilat ngarkohet një numër individësh, pjesëtarë të ish-UCK-së dhe liderë të Kosovës nëse janë marrë me trafikimin e organeve të robërve të luftë.
Por, ai nuk ka qenë në dijeni të thotë se sa larg kanë shkuar ato, për shkak se për rrjedhën e hetimeve, ashtu siç e parasheh edhe ligji, janë më shumë në dijeni prokurorët dhe të shumtën e rasteve detajet e tyre mbahen larg publikut, dhe se për shkak të sensibilitetit që ngërthen vetë natyra e hetimeve.
Ai nuk është shumë i sigurt se akuzat për mungesën e një programi për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk qëndrojnë dhe janë të pabaza.
“Jam absolutisht i sigurt se programi ynë për mbrojtjen e dëshmitarëve është program profesional dhe efikas, kështu që dyshimet që i bëhen atij janë krejtësisht të paqëndrueshme”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














