Lajme
Dick Marty nuk përballet me Parlamentin Evropian
Edhe pse ishte paralajmëruar nga mediat serbe, përballja e parlamentarit zviceran, Dick Marty, me deputetët në Komitetin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Evropian lidhur me raportin e tij për Kosovën nuk do të ndodhë as sot e as nesër.
Duke u thirrur në burime nga Parlamentin Evropian, “Koha Ditore” sot shkruan se Marty ka refuzuar kërkesën që të vijë më 17 apo më 18 janar në këtë institucion të BE-së, duke u arsyetuar se “ka agjendën tepër të ngjeshur”. Në vend të kësaj është paralajmëruar që ai të flasë para Komitetit të Parlamentit Evropian në një seancë tjetër në shkurt.
Burime të BE-së kanë thënë se prapa arsyetimeve të Martyt që të mos e pranojë ftesën për debat me parlamentarët evropianë këtë javë qëndron ndoshta edhe përllogaritja e tij që së pari, më 25 janar, të zhvillohet debati në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që aty eventualisht ai të marrë mbështetjen për raportin e tij kontradiktor, ku bën akuza për trafikim organesh, e pastaj, kur vjen në Parlamentin Evropian të jetë në pozitë më të fortë me një raport të miratuar në Këshillin e Evropës.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Dick Marty do ta ketë më të lehtë gjithsesi se sa në Parlamentin Evropian për të fituar mbështetje për akuzat që bën ndaj shoqërisë kosovare, UÇK-së dhe ndaj disa liderëve politikë të tashëm të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror














