Lajme
Dick Marty pritet të dëshmojë në rastin “Medicus”
Rasti 'Medicus" ka të bëjë me akuza të ngritura për shtatë persona, nën dyshimet për trafikim organesh dhe transplantim të paligjshëm
Gjyqtarët në procesin gjyqësor “Medicus” kanë bërë të ditur se do ta ftojnë raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, si dëshmitar.Një panel i dominuar nga gjyqtarët të EULEX-it në këtë proces, ka thënë se do të lejojë deklaratë të Dick Martyt, raportues i Këshillit të Evropës për dyshime për trafikim të organeve, gjatë luftës në vitet 1998-’99 në Kosovë.
Rasti ‘Medicus” ka të bëjë me akuza të ngritura për shtatë persona, nën dyshimet për trafikim organesh dhe transplantim të paligjshëm.
“Dick Marty pretendon e se ai ka disa informata të rëndësishme për këtë çështje, prandaj ne do të kërkojmë nga ai të tregoj se çfarë lloj të informacioneve ka dhe cilat janë burimet e këtyre informacioneve”, ka thënë gjyqtari kryesues, Arkadiush Sedek nga Polonia.
Në raportin e tij, Dick Marty, pati akuzuar pjesëtarët e ish UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, për involvim në krim të organizuar dhe trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës.
Kosova dhe Shqipëria në mënyrë të fuqishme i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë hedhur poshtë raportin e Dick Martyt.
Prokurori special i Bashkimit Evropian, Xhonatan Ratel, pati kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit, të thirret Dick Marty, raportues i Këshillit të Evropës.
“Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se ai (Dick Marty) mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori Ratel.
Ndaj propozimit të prokurorit Ratel, kishte reaguar mbrojtja, duke thënë se nëse Dick Marty ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast penal, atëherë gjykimi do ta humbë esencën e penales dhe do të shndërrohet në politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










