Lajme
Çmimet e karburanteve mund të ngriten sërish gjatë dimrit
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së dimrit, kur Bashkimi Evropian do të shkurtojë ndjeshëm blerjen e naftës ruse.
Yellen tha se po shqyrtohet një propozim i vendeve perëndimore lidhur me vënien e një çmimi tavan për naftën ruse me qëllimin për të mbajtur nën kontroll çmimet.
“Ekziston rreziku, ndaj po punojmë për vënien e një çmimi tavan në përpjekje për të trajtuar situatën”, tha Yellen për rrjetin CNN.
Rritja e çmimit mund të shkaktohet nga ndërprerja e blerjes së naftës ruse nga Bashkimi Evropian dhe ndalimi i sherbimeve që lejojnë Rusinë që të trasnportojë naftë me anije çiesternë, tha ajo.
Plani i çmimit tavan, për të cilin kanë rënë dakord vendet e pasura të G7, kërkon që vendet pjesëmarrëse të ndalojë dhënien e sigurimeve, financimet, navigimin dhe shërbime të tjera për transportet e naftës me çmim mbi atë që do të përcaktohet nga vendet e G7 për naftën e papërpunuar dhe nënproduktet e saj.
Zonja Yellen tha se vënia e kufirit të çmimit të karburantit synon të ulë fitimet që Rusia mund t’i përdorë për të financuar luftën në Ukrainë, duke ruajtur furnizimet ruse të naftës për të mbajtur të ulëta.çmimet globale.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











