Lajme
Diplomacia kosovare pa ndikim në çështjet e sigurisë
Sulmi i huliganëve serbë ndaj Ambasadës së Kosovës në Paris, në përvjetorin e tretë të pavarësisë, ka ngritur edhe njëherë dilemat në lidhje me mjaftueshmërinë e masave të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) për sigurimin e përfaqësive diplomatike, por edhe për të vënë në pyetje kontributin e këtij dikasteri qeveritar në forcimin e sigurisë kombëtare.
Përqendrimi i MPJ-së në lobimin për njohje ka bërë që shumë aspekte të shumta që lidhen me sigurimin e diplomatëve, qytetarëve por edhe të vetë shtetit të Kosovës të mbesin jashtë vëmendjes së duhur të këtij institucioni.
Njohësit e çështjeve të sigurisë dhe analistët për Kohën Ditore kanë vlerësuar se ndikimi i diplomacisë kosovare në sigurinë kombëtare ka qenë minimal për shkak se kjo përgjegjësi është aktualisht në duart e paqeruajtëse ndërkombëtarë.
Zyrtarë të MPJ-së dhe diplomatë kanë pohuar se, në bazë të konventave ndërkombëtare, misionet diplomatike të Kosovës kanë kërkuar ofrimin e sigurisë nga shtetet nikoqire, derisa të gjitha angazhimet e diplomacisë shkojnë në drejtim të forcimit të sigurisë kombëtare, frytet e të cilës janë parë gjatë evakuimit e qytetarëve të Kosovës nga vendet e krizës, muajt e fundit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












