Lajme
Diplomatët evropianë nga Gjeneva kërkojnë që Irani të tregojë gatishmëri për dialog
Një javë pas shpërthimit të konfliktit të armatosur mes Iranit dhe Izraelit, përpjekjet ndërkombëtare për të ndalur përshkallëzimin dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike kanë marrë vrull, me diplomatë të lartë evropianë që raportojnë sinjale inkurajuese nga pala iraniane, shkruan Bick, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, dhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, zhvilluan bisedime të përbashkëta në Gjenevë me përfaqësues iranianë, ku mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
“Rezultati pozitiv sot është se ne largohemi nga salla me përshtypjen se pala iraniane është thelbësisht e gatshme të vazhdojë të diskutojë të gjitha çështjet e rëndësishme,” deklaroi Wadephul, duke nënvizuar seriozitetin e bisedimeve dhe rëndësinë e momentit.
Kryediplomati gjerman theksoi se për evropianët, përfshirja në këto bisedime është e domosdoshme, por nënvizoi edhe rolin kyç të Shteteve të Bashkuara: “Është me rëndësi të madhe që SHBA të përfshihen në këto negociata dhe në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate.”
Wadephul tha se Gjermania dhe partnerët e saj e shohin me shqetësim të madh programin bërthamor të Iranit dhe i dhanë përparësi ruajtjes së sigurisë së Izraelit. “Për Gjermaninë, interesat e sigurisë së Shtetit të Izraelit janë thelbësore dhe të panegociueshme. Ne do ta përparësojmë këtë në të gjitha diskutimet e ardhshme,” u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











