Shkurt.ch
Diplomatët nuk i paguajnë gjobat
Vitin e kaluar në kantonin e Bernës mesatarisht vetëm një nga dhjetë diplomatët e huaj kanë paguar gjobat për mosrespektimin e rregullave në komunikacion. Me këtë veprim vozitësit me targat CD (Corps Diplomatique) dëmtuan fondin kantonal me 200 mijë franga.
Diplomatët i kanë borxh kantonit të Bernës për vitin e kaluar 224 070 franga për 2588 gjoba të shkaktuara për mosrespektim të rregullave të trafikut. Diplomatët kanë paguar vetëm 215 gjoba me një vlerë totale prej 28 060 frangash.
Ndryshe nga viti i kaluar, në vitin 2010 prej 2637 janë paguar vetëm 194 gjoba në vlerë prej 19 360 frangash. Në 2010-ën po ashtu diplomatët shkelen ligjin për komunikacionin, duke u dënuar me 225 620 franga.
Shifrat i ka bërë publike Departamenti i Policisë në Bernë, të cilat i kishte raportuar Club Touring (TCS) në revistën e saj, ka konfirmuar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFA) për agjencinë e lajmeve SDA.
Që nga 2012-a janë bërë përpjekje për të siguruar një pasqyrë më të saktë të shkeljeve në trafik nga diplomatët e huaj, thotë EDA.
Deri tani vetëm kantoni i Bernës ka mbledhur statistika të tilla, por vetëm për dy vjetët e fundit. Bëhet fjalë për dënime të shkaktuara për kohën e parkimit apo tejkalim të shpejtësisë.
“Policia kantonale e Bernës zakonisht i procedon dënimet në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme. Nga atje gjobat dërgohen në ambasadën përkatëse”, shpjegon procedurat zëdhënësi i policisë, Michael Fichter.Në raste të shkeljes serioze të ligjit mund të kërkohet nga autoritetet kantonale të Zvicrës heqja e imunitetit në vendin e origjinës për diplomatët e huaj.
Një veprim i tillë është i bazuar në Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Kjo masë është zbatuar disa herë, sipas EDA-s.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













