Kultura

Dirigjenti kosovar, Kushtrim Gashi para publikut zviceran

Fotografi nga koncerti i së shtunës në Basel, ku janë prezentuar për herë të parë veprat shqiptare në Zvicër nga kompozitori dhe dirigjentit nga Kosova, Kushtrim Gashi

Këngët e njohura shqiptare „Margjelo”, “Pranvera filloi me ardhë“, “Kroi i fshatit tonë”e shumë të tjera në një frymë moderne i ka dëgjuar në Basel publiku zviceran në një koncert të muzikës klasike  të interpretuara nga sopranoja Delina Hajra-Gashi, e shoqëruar nga një formacion kamertal, i udhëhequr nga dirigjenti nga Kosova, Kushtrim Gashi. .