Shkurt.ch
Doganat konfiskojnë një milion medikamente të falsifikuara
Zyrtarët doganorë e kishin pasur vështirë të kuptojnë se barnat ishin të falsifikuara, ngase paketimi ishte kopje e përkryer
Në aeroportin e Cyrihut autoritetet doganore kanë kapur më shumë se një milion medikamente “Xanax” të falsifikuara. Ishin dedikuar për trajtimin të anktheve të rënda.
Daniel Lüthi nga Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike “Swissmedic”, ka thënë se barnat nuk kishin “Lifestyle”, produkte si stimulues për të ngrenë apo për të reduktuar peshën, por barna psikotrope.
Ngarkesa kishte qenë në lëvizje transit nga Kina në Egjipt.
Zyrtarët doganorë e kishin pasur vështirë të kuptojnë se barnat ishin të falsifikuara, ngase paketimi ishte kopje e përkryer. Analizat zbuluan se tabletat nuk përmbanin asnjë përbërës aktiv.
“Swissmedic” ka informuar agjencitë ndërkombëtare, veçanërisht autoritetet shëndetësore të Egjiptit dhe Kinës. Përveç kësaj, ëshë iniciuar procedura për shkatërrimin e barnave. Pacientët në Zvicër nuk janë prekur, është thënë nga “Swissmedic”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











