Lajme
Dokumente online me “E-Kioskun” e Prishtinës
Nga sot aparatit online “E-Kiosku” është azhurnuar për t'i furnizuar qytetarët me pesë lloj dokumentesh, përfshirë edhe Certifikatat e Shtetësisë dhe të Vendbanimit
Komuna e Prishtinës e ka sofistikuar rrjetin online të dhënies së dokumente nëpërmjet projektit “E-Kiosku”, i cili kaq eneë funksional tash e disa muaj, por duke lëshuar vetëm Ekstrakte të Lindjes në mënyrë automatike. Nga sot aparatit është azhurnuar për t’i furnizuar qytetarët me pesë lloj dokumentesh: Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit.
“Me këto dokumente mbulohen kërkesat vjetore të qytetarëve nga 80 deri 85 për qind, dhe lëshimi i këtyre dokumenteve është në dakordim të plotë me Agjencinë e Regjistrimit Civil. Për më tepër, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilat janë në sistem, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, me çka edhe radhët nëpër sportele do të pakësohen akoma më shumë”, thuhet në njoftimin e Komunës së kryeqytetit.
Nga E-Kiosku, sipas të njëjtit njoftim, deri më tash janë lëshuar mbi 4 mijë ekstrake të lindjes, gjë që ka tejkaluar të gjitha pritjet “dhe ka zgjuar interesim përveç tjerëve edhe tek ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë











