E-Diaspora
Doli numri më i ri i revistës albinfo.ch
Ka dalë këto ditë numri më i ri i revistës sonë albinfo.ch. Në fokus të këtij numri është islami ndër shqiptarët e Zvicrës. Redaksia ka përgatitur një dosje komplekse të përbërë nga një numër intervistash, portretesh dhe vështrimesh të protagonistëve të jetës fetare të shqiptarëve të besimit mysliman në Zvicër. Të gjitha lidhen rreth një shqetësimi të përbashkët: si është reflektuar te besimtarët shqiptarë dhe te kleri mysliman i këtushëm atmosfera pas sulmit terrorist të kryer në Paris më 7 janar.
Edhe temat dhe preokupimet tjera të diasporës shqiptare kanë zënë vend në këtë numër të revistës. Veç tjerash aty mund ë lexoni një intervistë të zgjeruar me ministrin e ri të diasporës, Valon Muratin, po ashtu një intervistë me Kandidatin për zgejhdjet nacionale të Zvicrës, Arbër Bullakajn, një fotoreportazh për forumin ekonomik, kulturor e turistik te Kosovës në Bazel etj. Revista albinfo.ch mund të gjendet dhe të lexohet në të gjitha mjediset shqiptare në Zvicër.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











