Shkurt.ch
Domatja përgjysmon rrezikun nga gjakderdhja në tru
Pacientët me nivel më të lartë të lycopinit në gjak, kanë 55 % më pak rrezik nga gjakderdhja në tru se ata me nivel më të ulët
Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti finlandez Kuopio kanë gjetur në domate një përbërës që ul rrezikun nga gjakderdhja në tru te njerëzit deri në masën 55 për qind. Materia që quhet Lycopin është njëherësh ajo që ia jep domates ngjyrën e kuqe.
Për studimin që shkencëtarët në fjalë e kanë publikuar në revistën profesionale amerikane “Neurology” kanë ekzaminuar për 12 vjet me radhë 1000 meshkuj të moshave nga 46 deri në 65 vjeçare. Nga ky ekzaminim atyre u ka rezultuar se pacientët që kanë nivel më të lartë të lycopinit në gjak, kanë 55 për qind më pak rrezik nga gjakderdhja (goditja) në tru se sa ata me nivelin më të ulët të lycopinit në gjak.
Lycopini është një antioksidant i fortë, ka thënë autori kryesor i studimit, Jouni Karppi. Antioksidantët mbrojnë qelizat trupore nga dëmtimet që i shkaktojnë molekulat agresive të oksigjenit, që mund të sëmurin organizmin.
Studimi është edhe një dëshmi më tepër se ushqimi me shumë pemë e perime ul rrezikun e gjakderdhjes në tru. Ndërkaq, studiues të tjerë, vlerësojnë se nuk është krejtësisht e sigurt ajo që kanë konstatuar shkencëtarët finlandezë.
Kështu, sipas Larry Goldstein nga Duke University Medical Center, SHBA, studimi i përmendur nuk përmban informacione mbi ushqimin në përgjithësi, të meshkujve të ekzaminuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së "Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar tmerrësisht; politikat e ndjekura nga Trump kanë një efekt... -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve












