Lajme
Tragjedi familjare në Gjermani: Babai, nëna dhe djali vdiqën nga korona
Të tre anëtarët vdiqën brenda 12 ditësh
Një dramë familjare ka ndodhur në Baden – Württemberg, në Neunbürg. Një familje italiane e cila jetonte në Gjermani ka humbur tre anëtarë të familjes nga vdekja e virusit të koronës. Brenda 12 ditëve vdiqën, babai, nëna dhe djali. Fillimisht vdiq djali Massilimiano (30 vjeç), më pas nëna e tij, Rita (49 vjeç) dhe vetëm pak ditë më vonë edhe babai Claudio Patti (58 vjeç), raporton “Bild”, përcjell albinfo.ch.
Në këtë familje kanë mbetur edhe pesë motra, katër prej të cilave të mitura.
Familja Patti jetonte së bashku në një shtëpi, vetëm vajza e madhe Daisy (24 vjeç) jetonte ndaras. Tragjedia nisi në fund të nëntorit kur djali 30-vjeçar u diagnostikua me test pozitiv të koronës. Djali nuk ishte i vaksinuar, ashtu siç nuk ishin e gjithë familja. Ai vdiq në shtëpi më 3 dhjetor, transmeton albinfo.ch
Nëna Rita dhe babai Claudio gjithashtu iu përkeqësua gjendja dhe u detyruan të dërgoheshin në njësinë e kujdesit intensiv. Të dy ranë në koma. 49-vjeçarja vdiq më 13 dhjetor, ndërsa babai i tij vdiq dy ditë më vonë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












