Lajme
Drejtori i Pfizer: Një vaksinë e përvitshme për COVID-19, e preferueshme
Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla, tha të shtunën se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Me rritjen e rasteve, disa vende kanë zgjeruar programet e dozave përforcuese të vaksinës COVID-19 ose kanë shkurtuar kohëzgjatjen mes injektimeve, ndërsa qeveritë përpiqen rrisin mbrojtjen nga COVID-19.
Në një intervistë me televizionin N12 News të Izraelit, zoti Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht çdo katër deri në pesë muaj.
“Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit”, tha zoti Bourla.
“Një herë në vit – është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë një gjë të tillë. Është më e lehtë për njerëzit që ta mbajnë mend. Pra, nga perspektiva e shëndetit publik, është një situatë ideale. Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që jep mbrojtje nga Omicron, por që është efektiv edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje”, tha ai.
Zoti Bourla ka thënë se Pfizer mund të jetë gati të paraqesë për miratim për një vaksinë të përshtatur për të luftuar Omicronin dhe ta prodhojë atë në masë që në mars, shkruan VOA, transmeton Albinfo.ch.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara thanë të premten duke cituar tre studime se një dozë e tretë e një vaksine mRNA është çelësi për të luftuar Omicronin, duke siguruar 90% mbrojtje kundër shtrimeve në spital.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore












