Lajme
Drews: Zgjidhja ushtarake në veri nuk është e mundur
NATO-ja, Prishtina dhe Beogradi kanë paralajmëruar për mundësinë e përshkallëzimit të gjendjes në veri të Kosovës, në kohën e zgjedhjeve serbe.
Në një intervistë për DW, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, thotë se forcimi i trupave me batalionin gjermano-austriak është një masë paraprake.
“Jam i sigurt se ne jemi të gatshëm të evitojmë tendosjet apo incidentet e mëdha në këtë fundjavë zgjedhore. Në veçanti kur dihet se OSBE-ja, në marrëveshje me Beogradin dhe Prishtinën, ka marrë përsipër përgjegjësinë për drejtimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Drews.
Në veri të Kosovës ende ekzistojnë të ashtuquajturat rrugë alternative. Mbylljen e këtyre rrugëve e ka kërkuar edhe NATO-ja. Drews thotë se KFOR-i nuk është mision i shtetit juridik dhe se kjo është detyrë e EULEX-it.
“Detyra e KFOR-it është të koncentrohet në hapësirën e sigurisë, ndërsa e EULEX-it në zbatimin e rregullave të shtetit juridik. Në bazë të mandatit të tanishëm dhe sugjerimeve politike që vijnë nga Brukseli, KFOR-i nuk mund të zbatojë detyra shtesë që kanë të bëjnë me masat policore dhe doganore”, thekson ai.
Kur është fjala te incidentet e fundit në veri, gjenerali gjerman thotë se ato kanë shkaktuar një retorikë të nxehtë tek qarqet politike dhe ka rritur nervozizmin tek popullata e të dy grupeve etnike.
Vitet e fundit ka pasur gjithmonë raporte për prezencën në veri të grupeve të armatosura, kriminelëve, personave të armatosur apo madje edhe policisë dhe shërbimeve të ndryshme nga Serbia. Përgjegjësinë për gjendjen në veri duhet ta marrin si qeveria në Prishtinë ashtu edhe ajo në Beograd, mendon Drews.
Drews thotë se zgjidhja ushtarake apo e dhunshme e konfliktit në veri nuk është e mundur.
“Këtu kemi nevojë për një zgjidhje politike. Një prej rrugëve është dialogu, i cili duhet të çojë deri tek normalizimi i raporteve mes këtyre qeverive dhe vendeve. Një rrugë tjetër është qasja edhe më serioze e qeverisë së Prishtinës në procesin e integrimit të qytetarëve të vet në veri të vendit – të cilët tani janë shumë pak të interesuar për integrim – në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Kur është fjala te grupet e armatosura në veri të Kosovës, Drews thotë se një pjesë e madhe e qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, posedon armë. Por, ai nuk ka të dhëna për grupe të armatosura militante, të cilat janë aktualisht aktive dhe kanë kërkesa politike apo qëllime kriminale./albinfo&dw/
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












