Lifestyle
Dua Lipa, arstistja femër me albumin më të shitur për vitin 2018
Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është artistja femër me albumin më të shitur për vitin 2018. Ajo ishte e vetmja këngëtare në top 10 albumet më të mira të artistëve vitin e kaluar në Britani të Madhe.
Albumi ‘Dua Lipa’ ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Official Charts.
Lipa, gjithashtu, kishte këngën e dytë më të dëgjuar të vitit, “One Kiss”, si dhe këngën e nëntë më të dëgjuar, “IDGAF”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch
Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” e Motion Picture Cast Recording.
Ndërsa vetëm katër nga Top 20 albumet në kategori ishin nga femra. “Always In Between” i Jess Glynnet qëndron në vendin e 14-të, “Sweetener” i Ariana Grandes në vendin e 16-të dhe “The Architect” i Paloma Faithit në vendin e 17-të.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran












