Lifestyle
Rita Ora e Dua Lipa në mbrëmjen festive të BBC-së për Krishtlindje
Dy këngëtaret kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, do të jenë në skenën e njëjtë në një mbrëmje të organizuar nga BBC për Krishtlindje.
I quajtur “Top of The Pops” është edicion festiv i BBC-së që u mbajt 42 vjet deri në ndalje në vitin 2006, transmeton Albinfo.ch.
Show ikonik i BBC-së tani kthehet një herë në vit për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Sivjet mbrëmjet do të udhëhiqen nga Reggie Yates dhe Fearne Cotton.
Përpos Rita Orës dhe Dua Lipës, aty do të performojnë edhe Ed Sheeran, Clean Bandit dhe The Script.
Dua Lipa e nominuar për Albumin e Vitit nga BBC
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është nominuar nga BBC në garën për Albumin më të mirë britanik të vitit 2017.
Kosovarja, që sivjet lansoi albumin e parë të titulluar “Dua Lipa”, arriti të dalë në majat e toplistave botërore me këngën “New Rules” që është rrugës drejt një miliard klikimeve, transmeton Albinfo.ch.
Tani sukseset për të nuk kanë të ndalur. Ajo është nominuar për albumin më të mirë të vitit krahas yjeve si Calvin Harris, Ed Sheeran, Rag N Bone Man, Stormzyt dhe The XX.
Për dallim nga vitet tjera, sivjet nuk do të ketë ceremoni të çmimeve. Çmimet do të ndahen në një program televiziv, që do të mbahet si rishikim i vitit 2017 sa i përket muzikës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












