Lifestyle
Dua Lipa edhe modele (video)
Dua Lipa është bërë imazhi i koleksionit të ri të Patrizia Pepe. Linja e vjeshtës e quajtur “Bang Bang” sapo ka dalë në treg dhe askush nuk do ta përfaqësonte atë më denjësisht se Dua Lipa
Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë është Dua Lipa. Ajo së fundi shpërtheu me hitin “New Rules”.
Por, ky ishte vetëm hiti i saj i fundit, derisa në karrierën e bujshme numëron edhe shumë suksese tjera. Viti 2017 ka qenë shumë i suksesshëm për të, pasi ka mbajtur edhe disa koncerte në Evropë dhe Amerikë.
Dua ka vendosur të hyjë edhe në botën e modelimit dhe atë me shumë sukses. Së fundmi, Lipa është bërë imazhi i koleksionit të ri të Patrizia Pepe. Linja e vjeshtës e quajtur “Bang Bang” sapo ka dalë në treg dhe askush nuk do ta përfaqësonte atë më denjësisht se Dua Lipa, shkruan “TCH”.
22-vjeçarja nga Prishtina ka xhiruar një klip të shkurtër së bashku me model të tjerë të veshur me stilimet e reja të këtij koleksioni. Duan mund ta shihni duke modeluar, duke bërë xhiro me makinë dhe duke kënduar një kover të këngës së famshme të Nancy Sinatra e quajtur “Bang Bang”, ashtu si koleksioni i Patrizias.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











