Lifestyle

Dua Lipa, me album të ri këtë vit

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, por edhe më gjerë.

Ajo nuk e ka ndërmend të ndalet as në vitin 2019, ku është nominuar me dy çmime në Grammy dhe me katër çmime në BRIT Awards.

Lipa është shprehur se do të punojë shumë që brenda këtij viti të nxjerrë edhe një album, që do të jetë i dyti në karrierën e saj, përcjell albinfo.ch.

Dua ka shumë hite në karrierën e saj të bujshme dhe të suksesshme, duke qenë kryesuese në shumë top-lista ndërkombëtare.

Dua Lipa pritet të nxjerrë këngën ‘Swan Song’ më 24 janar, që do jetë kolona zanore e filmit ‘Alita’.