Kosova
Dy fluturime në Aeroportin e Prishtinës, me vonesa
Këto vonesa kanë ardhur si situatë e krijuar pas grevës së Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka paralajmëruar se fluturimet e mëngjesit, nga ora 8:00 dhe 10:00 mund të kenë vonesa.
Kjo situatë është krijuar pas grevës të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, përcjell albinfo.ch.
“Dëshirojmë të informojmë publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund të kenë vonesa. Kjo është pasojë e kërceënimeve të vazhdueshme nga punonjësit që janë pjesë e grevës ndaj punonësve që janë të gatshëm të punojnë.
Andaj u kërkojmë ndjesë të gjithë udhëtarëve për vonesë, meqenëse ne kemi marrë të gjitha masat paraprake për GREVE, mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshëm me udhëheqjen e Sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marrë në konsideratë se do të ketë veprime jashtë teë gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës.
Menaxhmenti i ANP-së do të shqyrtojë të gjitha rastet veç e veç dhe do të marrë masa ligjore ndaj personave përgjegjes”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














