Lajme
Dy kosovarë arrestohen për terrorizëm në Belgjikë
Ata dyshohet se kanë ndihmuar për rekrutimin e xhihadistëve drejt Sirisë, si dhe kanë mbledhur shuma parash për t’ua dërguar xhihadistëve në Lindjen e Mesme
Belgjika konsiderohet si baza evropiane për xhihadistët, derisa këtë dukuri negative është duke e luftuar pa kompromis.
Së fundi është marrë një aksion ku janë arrestuar tetë persona, ku në mesin e tyre janë dy shtetas nga Kosova, kurse një nga Serbia, raporton albinfo.ch.
Mësohet se të arrestuarit janë të 20-ave. Akuza e ngritur nga Prokuroria është “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”. Ata dyshohet se kanë ndihmuar për rekrutimin e xhihadistëve drejt Sirisë, si dhe kanë mbledhur shuma parash për t’ua dërguar xhihadistëve në Lindjen e Mesme.
Krahas tre arrestimeve, pesë personat e tjerë të ndaluar që u morën në pyetje, në fund u lanë të lirë.
Belgjika konsiderohet si baza evropiane për xhihadistët, pasi sulmet në Paris rezultuan se ishin planifikuar në lagjen “Molenbeek” të Brukselit. Edhe vet kryeqyteti belg u kthye në një skenë të përgjakshme, kur ISIS kreu një sulm, në të cilin humbën jetën 32 persona.
Ndërkohë, në Kosovë një person akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në grupet terroriste, pasi iu bashkua grupit terrorist IS në Siri.
A. Gj. u bë përkrahës i IS në Gjermani më 2014 para se të kthehej në Kosovë. Në dhjetor të vitit 2015 shkoi në Turqi me një organizatë, duke udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar luftëtarëve në Siri.
Ai u arrestua duke hyrë në Turqi, ku u paraqit si shtetas rus. Në shtator të këtij viti u ekstradua në Kosovë, derisa rrezikon të dënohet me 15 vjet burg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











