Lajme
Dy të tretat e refugjatëve ukrainas në Zvicër janë gra dhe vajza
Më shumë se dy të tretat e njerëzve që kanë marrë statusin e mbrojtjes S deri në fund të marsit ishin gra dhe vajza
Që nga e enjtja, edhe 919 refugjatë të tjerë nga Ukraina janë regjistruar në qendrat federale të azilit, në Zvicër. Ndërsa gjithsej 39,258 persona janë regjistruar që nga fillimi i sulmit rus në vend, shkruan srf.ch.
32,208 refugjatë kanë marrë statusin e mbrojtjes S deri më tani, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) përmes Twitter, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me një ditë më parë, numri i personave me status S është rritur me 795.
SEM ka prezantuar edhe shifra të tjera për refugjatët nga Ukraina. Këto konfirmojnë tablonë se bëhet fjalë për ikje të grave dhe fëmijëve nga Ukraina. Më shumë se dy të tretat e njerëzve që kanë marrë statusin e mbrojtjes S deri në fund të marsit ishin gra dhe vajza.
Arsyeja kryesore për këtë është se që nga fillimi i luftës, burrat ukrainas midis moshës 18 dhe 60 vjeç në përgjithësi nuk janë lejuar të largohen nga vendi i tyre sipas ligjit ukrainas.
Pothuajse 40 për qind e atyre që kërkonin mbrojtje ishin gjithashtu më të rinj se 20 vjeç.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR, rreth 5.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina jashtë vendit që nga fillimi i luftës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë











