Kosova
Dy vëllezërit u vranë nga hajnat
Që të pestë, dy viktimat dhe tre kushërinjtë, u ishin vënë pas hajdutëve. Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna
Në fshatin Plloqicë të Malishevës u vranë dy vëllezër në orët e para të ditës së premte.
“Klan Kosova” ka mësuar detajet e vrasjes së Sh.M., i lindur më 1973 dhe B,M., i lindur më 1984.
Dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë derisa në ndejë e sipër kishin dëgjuar zhurma jashtë shtëpisë, përcjell albinfo.ch.
Ata të dy, bashkë me tre kushërinjtë, kishin dalur jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, derisa kanë hasur në dy hajdutët.
Që të pestë, dy viktimat dhe tre kushërinjtë, u ishin vënë pas hajdutëve. Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna.
Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit, njëri prej tyre anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të plagosurit fillimisht u dërguan në QKMF-Malishevë ku u konstatua vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ndërroi jetë gjatë rrugës për në QKUK.
Për Klan Kosovën ka folur babai i viktimave. I shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë ai ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.
I është dukur e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyer shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç thotë ai, ata s’është se kanë pasuri. “Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”, ka thënë shkurt ai.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











