Shkurt.ch
Dy vjet burgim për rrëmbyesin shqiptar
Një 26-vjeçar shqiptar u dënua të premten me dy vjet burgim për shkak se kishte lidhur në një bosht të drurit në malin e Genthod-it një nga bashkatdhetarët e tij, një vit më parë.
“Unë nuk jam kriminel. Unë jam i pafajshëm“, ishin fjalët e 26-vjeçarit me origjinë nga Shqipëria. Ai të premten e kaluar u paraqit para Gjykatës Penale në Gjenevë, me ç’rast i duhej të përgjigjej për rrëmbimin e një bashkatdhetarit të tij, të cilin e kishte lidhur në trung të një peme në mal në Genthod. I pandehuri po ashtu kishte mbuluar viktimën e tij me një qese mbeturinash, duke e braktisur në mal tërë natën e 1 korrikut 2011.
Sikurse edhe gjatë gjykimit të një bashkëvepruesi të tij më parë, ligji i heshtjes mori vend të madh në audiencë. A e njihte ai viktimën, i cili kishte këmbët e shpuara me thikë dhe hundën e thyer? “Jo”. Ku ishte ai atë natë? “Unë nuk e mbaj në mend”. Si është e mundur që telefoni celular i një prej akolitëve të tij ka aktivizuar një terminal pranë pyllit në fjalë? “Unë nuk e di”.
Megjithatë, i akuzuari është dënuar katër herë që nga viti 2009 për vjedhje dhe posedim të drogës, ndërsa për këtë rast ai ka lënë gjurmë në pyll. Gjithashtu shenjat e tij të ADN-së janë gjetur po ashtu në ngjitësin e përdorur për të lidhur viktimën, si dhe në tre duqet e cigareve të lënë në vendin e ngjarjes.
“Cigaret janë gjetur aty, sepse unë kam qenë atje me të tjerët për të fjetur”, shpjegoi 26-vjeçari.
Ndërsa prokuroria kërkoi katër vjet e gjysmë burgim, Gjykata e dënoi përfundimisht të akuzuarin me dy vjet burgim për rrëmbim të rëndë. Palët kanë dhjetë ditë për t’u ankuar. Ndërsa duhet përmendur se protagonisti i tretë i veprës nuk është gjetur akoma.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










