Lajme
Dyfishohet numri i kërkesave për azil
Numri i azilkërkuesve nga Kosova është dyfishuar nga muaji shkurt deri në marsin e këtij viti
Pavarësisht se ka rënë në masë të madhe numri i azilkërkuesve kosovarë në BE, prapë gjatë muajit të fundit shihet një ngritje e thekuar krahasuar me një muaj më parë. Sipas “Chronicle”, Kosova ka mbetur vendi nga i cili kanë ardhur shumica e aplikacioneve për azil nëpër vendet evropiane
Ky numër i aplikacioneve është dyfishuar nga 11 në 24 gjatë muajve shkurt – mars. Aplikacionet për azilkërkim gjatë muajit të kaluar ka rënë në 103, por ky numër mbetet i lartë për dallim nga i njëjti muaj i viteve 2013, 2014 dhe 2015. Ky numër është gjysma e aplikacioneve që kanë arritur në mars të vitit 2012 kur ishin 207 aplikacione, shkruan Koha.
Zyra për Imigrim ka raportuar se numri më i lartë i regjistruar sivjet ka arritur në 487 azilkërkime. Ndërkaq, aplikacionet për azil nga shtetet afrikane ka mbetur i njëjti për muajt shkurt – mars. “Chronicle” shkruan se ka rënë numri i azilkërkuesve algjerianë, nigerianë dhe tunizianë.
Rënie në numrin e azilkërkuesve ka pasur edhe nga Iraku, Siria dhe Afganistani. Gjatë muajit shkurt të vitit 2016, Afganistani ka zënë vendin e Sirisë për nga numri i azilkërkuesve në Evropë. Në krye të kësaj liste mbetet Iraku.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











