Lajme
Dyfytyrësia e Zaevit: Grupi i Kumanovës si terroristët e Parisit
Lideri opozitare, Zoran Zaev ka thënë se grupi i armatosur që luftoi në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, është i njëjtë me profilin e terroristëve të ISIS-it që sulmuan Parisin
Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Zoran Zaev i LSDM-së ka ndryshuar deklaratat që i ka dhënë në maj të këtij vitit gjatë vizitës në Kumanovë. Atëherë, Grupin e Kumanovës e kishte konsideruar si inskenim të qeverisë Gruevski, ndërsa tani e krahason me sulmuesit terrorist në Paris.
Gjatë një vizite që i kishte bërë Lubjanës, me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Afërt dhe të Ballkanit, ai kishte mbajtur një ligjëratë me temë “E vërteta për Maqedoninë”.
Në këtë ligjëratë, ai ka pohuar se “grupi i armatosur që luftoi në Lagjen e Trimave” në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, është i njëjtë me profilin e terroristëve të ISIS-it që sulmuan Parisin më 13 nëntor, ndërkohë që krerët e grupit të Kumanovës janë terroristë të ardhur nga luftërat e Sirisë dhe Irakut”.
“Një pjesë e atyre personave të cilët u futën në qendër të Kumanovës, qyteti i dytë për nga madhësia në Maqedoni, janë persona që janë kthyer nga Siria. Persona që kanë luftuar atje, ashtu sikurse janë me siguri edhe ata që u kthyen nga Siria dhe ndërmorën akte terroriste në Paris”, ka thënë Zaev në Lubjanë, duke shpalosur të vërtetat e tij për Maqedoninë.
Zaevi e vizitoi “Lagjen e Trimave” në Kumanovë një ditë pas ngjarjes tragjike, ku edhe ishte pritur nga banorët e atjeshëm, të cilëve ai publikisht u tha se “situatën e kanë krijuar politikanë maqedonas dhe shqiptarë, me qëllim që të ruajnë pushtetin”. Ai tahsmë u rehabilitua nga Shkupi dhe është pjesë e qeverisë teknike.
Ndërsa për rastin “Monstra”, që është një nga rastet më të dyshimta të drejtësisë maqedonase, ku janë dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë, Zaev kishte thënë se ku rast është i montuar. Madje për diskreditimin e Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevskit, ai kishte shpalosur mijëra ngjizim që dëshmonin për ndikimin e politikës mbi drejtësinë.
Po ashtu, siç kujton INA, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, Zaev kishte thënë se “gjashtë shqiptarët e dënuar në rastin Monstra janë të pafajshëm dhe se ata padrejtësisht po qëndrojnë në burg”. Po ashtu Zaev, i cili mori mbështetjen edhe të shqiptarëve në protest e fundit, tashmë ka thënë, se është punë e Prokurores Speciale të hetojë rastin e “Monstrës”.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












