E-Diaspora
E theri ish gruan në mes të rrugës, rrëfehet i dyshuari
I dyshuari i cili mendohet se ka vrarë ish gruan e tij në lagjen vjeneze Favoriten, ka pranuar të rrëfehet përpara organeve të drejtësisë. Tragjedia ka ardhur pasi viktima 59 vjeçare ka dashur të divorcohet nga burri 67 vjeçar.
67 vjeçari nga Kosova ka dashur ti sjellë disa dokumenta ish gruas, ku ka ardhur deri te zënka verbale në mes të rrugës. Në takim burri kishte një thikë, ndërsa prezent ishin edhe dy fëmijët katër dhe gjashtë vjeç, shkruan kurier.at.
Pasi erdhi deri te përleshja verbale, gjyshja mori dy fëmijët dhe i dërgoi në shtëpinë e nënës së tyre. Sipas policisë, fëmijët nuk ishin prezent gjatë tragjedisë. Ata janë marrë nën kujdesin e psikologëve. Agresori pasi ka vrarë ish gruan, ka dashur të largohet nga vendngjarja, përcjell albinfo.ch. Gruaja vdiq nga plagët në vendngjarje.
Disa dëshmitarë okularë janë treguar tepër të guximshëm, pasi kanë ndjekur agresorin deri në rrugën Buchengasse dhe kanë arritur t’ia marrin thikën dhe e kanë ngujuar derisa ka ardhur policia. Thika është sekuestruar.
67 vjeçari edhe në të kaluarën ka pasur disa vërejtje nga policia. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për burrin.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri











