Lajme
Easyjet: Pagesa shtesë për valixhet e dorës
Nga dita e sotme kompania low-cost Easyjet e shtrëngon politikën e saj për vëllimin e valixheve të dorës
Tani e tutje udhëtarët e Easyjet që nuk i respektojnë dimensionet maksimale të valixheve të dorës do të paguajnë shuma shtesë për çdo valixhe, njofton e përditshmja “20 Minutes”.
Më konkretisht, nëse valixhja e dorës nuk hyn në kallapin e valixheve të parapara nga kompania Easyjet, dimensionet e të cilës janë 56cm x 45cm x 25cm, për çdo valixhe dhe për çdo udhëtim udhëtarët do të paguajnë shumën shtesë prej 40 frangave zvicerane gjatë check-init dhe 60 franga zvicerane në momentin e hyrjes në aeroplan.
Sipas kompanisë Easyjet, arsyet e këtij shtrëngimi ndërlidhen me punën shtesë që shkaktojnë valixhet e dorës që nuk hyjnë në vendet e parapara në aeroplan si dhe me vonesat që ato shkaktojnë për udhëtarët e tjerë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












