E-Diaspora

“Mbrëmje Shqiptare” e Eda Zarit në festivalin “Mbrëmjet ndërkombëtare”

Eda Zari, një këngëtare shumë cilësore e xhazit, pritet të ofrojë muzikë të nivelit të lartë artistik nga shumë vende të botës dhe sigurisht edhe muzikë shqiptare. Për mbajtjen e kësaj mbrëmjeje meritat të mëdha i takojnë shoqatës shqiptare-gjermane që vepron në këtë qytet “Sali Çekaj”

Nesër, më 18 qershor  në Pfafenhofen të Gjermanisë, në kuadrin e aktivitetit tradicional “Mbrëmja Ndërkombëtare”  mbahet “Mbrëmja shqiptare” në të cilën këndon Eda Zari këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit që jeton në Gjermani. Vitin e kaluar si mbrëmje ndërkombëtare qe mbajtur “Mbrëmja franceze” e cila kishte mbledhur një numër të madh shikuesish, rreth 1500 sish, shkruajnë mediat gjermane.

“Mbrëmja Shqiptare “ fillon në orën 18 dhe hyrja është falas. Fillimisht ishte menduar që ajo të mbahej në sheshin e qytetit por për shkak të motit jo të mirë që është paralajmëruar për nesër ajo pritet të mbahet në sallën “Müllerbräusaal”.

Për mbajtjen e kësaj mbrëmjeje meritat të mëdha i takojnë shoqatës shqiptare-gjermane që vepron në këtë qytet “Sali Çekaj”, transmeton albinfo.ch. Ajo me këtë rast do të ofrojë specialitete nga kuzhina shqiptare.

Vetë Eda Zari, një këngëtare shumë cilësore e xhazit, pritet të ofrojë muzikë të nivelit të lartë artistik nga shumë vende të botës dhe sigurisht edhe muzikë shqiptare, shkruajnë më tutje mediat nga Gjermania, përcjell albinfo.ch. Zari është ambasadore e shpallur e kulturës të Shqipërisë në Gjermani. Krijimtaria e saj bën bashkë në mënyrë të suksesshme tingujt modernë të xhazit me tingujt e muzikës tradicionale shqiptare dhe nga ky kombinim rezulton sigurisht një muzikë botërore.

Në albumin e saj “Toka Cognita” takohen ritmet ballkanike, një sasi xhazi dhe tinguj shqiptarë të cilat japin një përzierje origjinale me të cilat Eda Zari jep koncerte në gjithë botën.

Para koncertit në këtë qytet do të bëhet zbulimi i figurës së shkrirë në bronz i Nënës Tereze. Ky manifestim kulturor është bërë më organizimin e Zbulimi i shtatores së Nënë Terezës do të bëhet në orën 17.30 ku më pas do të vazhdohet më “Mbrëmjen shqiptare” në qendër të qytetit ku para të pranishmeve do të këndojnë: Eda Zari, Meda, Astrit Mulaj dhe Kolë Oroshi. Po ashtu grupe valltarësh nga shoqata të ndryshme do të shfaqen më disa pika vallëzimi, ndërkohë të ftuar special është Shoqata Kulturore “17 shkurti” nga Badeini i Austrisë të cilët do të prezantohen më një program të larmishëm të valleve shqiptare.