Kosova
Edhe 10 milionë të planifikuara për blerjen e ambasadave
Qeveria e Kosovës ka miratuar muajin e shkuar vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Kosovës në Berlin, si dhe blerjen e objektit rezidencial në Washington.
Edhe pse Qeveria nuk e ka bërë të ditur koston financiare për blerjen e këtyre objekteve, tani me miratimin e projektbuxhetit për vitin 2024, i cili ka arritur në Kuvend, figuron shuma prej 10 milionë e 125 mijë eurosh e ndarë për blerjen e ambasadave, shkruan indeksonline.
Për vitin 2024 janë paraparë të ndahen 10.125.000 euro për blerjen e ambasadave, në vitin 2025 janë planifikuar 14.000.000, ndërsa për vitin 2026 janë planifikuar të ndahen 14.125.000 euro.
“Më 18 tetor të këtij viti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Para 11 muajve Qeveria kishte ndarë 2.47 milionë euro për blerjen e objektit të Ambasadës së Kosovës në Londër.
Qeveria për herë të parë në vitin 2021 ndau 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtete aleate. Deri para këtij vendimi Kosova ka pasur në pronësi vetëm objektin në Belgjikë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












