Lajme
Edhe dollari vazhdon ta sfidojë keq Euron, kaq është dallimi
Bëhet e ditur se për herë të parë në 20 vjet dollari amerikan ka arritur vlerën e euros, duke u barazuar.
Trendi i rritjes së dollarit kërcënon të dëmtojë kompanitë amerikane sepse mallrat e tyre bëhen më të shtrenjta për blerësit e huaj. Nëse eksportet e SHBA-së do të dobësoheshin si rezultat i kësaj, po ashtu do të dobësohej edhe ekonomia tashmë e ngadalësuar e SHBA-së.
Megjithatë, ka edhe një anë pozitive për amerikanët: Një para më e fortë siguron lehtësim modest nga inflacioni, sepse mallrat e shumta që importohen në SHBA – nga makinat e kompjuterët te lodrat e pajisjet mjekësore – bëhen më pak të shtrenjta. Një dollar i forcuar ofron gjithashtu përfitime për turistët amerikanë që vizitojnë bukuritë në Europë, nga Amsterdami në Athinë.
Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e parave amerikane kundrejt gjashtë monedhave kryesore të huaja, është rritur me gati 12% këtë vit në një nivel më të lartë në dy dekada. Euro tani vlen pak më pak se 1.02 dollarë.
Dollari po rritet për shkak të përpjekjeve që SHBA po bën për të ulur inflacionin
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













