Sport
Edhe katër shqiptarë të Zvicrës vishen kuq e zi
Futbollistët shqiptarë që janë të rritur dhe luajnë për skuadra të super ligës zvicerane, çdo ditë e më shumë po pranojnë të vishen me fanellën kuq e zi.
Këto ditë edhe katër futbollistë shqiptarë janë pajisur më pasaporta të Shqipërisë dhe kështu kanë fituar të drejtën të luajnë për kombëtaren shqiptare. Tre vëllezërit Ajeti: Arlindi, Albiani, Adonisi ashtu si dhe Berat Xhimshiti janë dekretuar me dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Përforcimi i kombëtares shqiptare edhe me këta futbollistë, çon më shumë se 10-të numrin e futbollistëve shqiptarë të cilët janë rritur apo dhe luajnë në super ligën zvicerane. Pjesëmarrja e këtyre futbollistëve ka ndikuar shumë pozitivisht edhe në rezultatet që kombëtarja shqiptare ka arritur kohëve të fundit, njofton “albinfo.ch”.
Të tre vëllezërit Ajeti të cilët vijnë nga Prishtina janë anëtarë të kampionit të Zvicrës, FC Basel, ndërsa Berat Xhimishti, i cili është me prejardhje nga Lugina e Bujanovcit, i lindur në Zvicër, luan për ekipin e parë të FC Zurich-ut.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












