Jeta në Zvicër

Edhe milionerët marrin pensione të invaliditetit

Nga 230.000 persona që marrin pensione të invaliditetit në Zvicër, janë 160 që këtë e bëjnë edhe pse fitojnë më shumë se 250 mijë franga në vit

Kanë marrë të ardhura nës shuma gjashtëshifrore dhe sërish duan t`i shfrytëzojnë pensionet e invaliditetit. Është një numër zviceranësh që marrin paga astronomike dhe megjithatë u konkurrojnë “varfanjakëve”, atyre që kanë paga minimale dhe që për shkak të sëmundjes ose lëndimit, nuk munden të punojnë.

Por, organizata që mbron të drejtat e pacientëve synon që të ndërpresë këtë praktikë. Siç është shprehur për emisionin “Tagesschau” të televizionit publik zviceran Margrit Kessler nga kjo organizatë, një gjendje e tillë nuk mund të tolerohet. Për më tepër, ka thënë ajo, ka mjaft persona me të ardhura të ulëta të cilët janë invalidë por nuk përfitojnë nga pensionet e invaliditetit. Kur ata janë të vetmit njerëz me paga në familjet e tyre, ata detyrohen të kalojnë në ndihmat sociale.

Nga 230.000 persona që marrin pensione të invaliditetit në Zvicër, janë 160 që këtë e bëjnë edhe pse fitojnë më shumë se 250 mijë franga në vit.