E-Diaspora
Edhe një medium i ri për shqiptarët në Zvicër
„Ideja e Dialogplus është të reflektojë realitetin e Diasporës shqiptare. Ai tematizon problemet me të cilat përballet kjo diasporë"
Në Cyrih te shtunën u bë përurimi zyrtar i mediumit të ri shqiptar në Zvicër, Dialogplus. Në këtë mbrëmje, të ftuar ishin miq të këtij mediumi të ri ndërsa atyre me një fjalim iu drejtua njëri nga udhëheqësit e Dialogplus.
„Ideja e Dialogplus është të reflektojë realitetin e Diasporës shqiptare. Për dallim nga mediet autoktone këtu në Zvicër, Dialogplus tematizon problemet me të cilat përballet diaspora shqiptare. Dialogplus synon dhe ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e opinionit shqipfolës, mirëpo edhe një e treta e revistës Dialoglpus botohet në gjuhën gjermane” tha Kujtim Shabani kryeredaktor i portalit dhe revistës.
Dialogplus kishte filluar të formohet si medium qysh në vitin e kaluar, mirëpo në nëntor te 2013 kishte filluar me një punë me intensitet më të lartë. Bartësit e projektit nuk presin që nga ky medium të jenë përfitues të mëdhenj, mirëpo e shohin atë si një medium që do t`i shërbejë komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Dialogplus ka filluar vitin e kaluar me punë, dhe ky është vetëm një projekt, kurse në të ardhmen përmes tij i kemi edhe tri projekte të tjera që për momentin nuk duam t`i zbulojmë” tha Arif Sylejmani udhëheqës dhe bartës i projektit Dialogplus.
Ndryshe, Dialogplus përveç që do të shërbejë si portal online në internet, do të shtypet për çdo muaj si revistë me një çmim prej CHF 4.50.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











