Lajme
Edhe një shans për vizat në muajin shkurtit
Kosova do të ketë edhe një shans të fundit për liberalizimin e vizave deri në muajin shkurt të vitit 2017, nëse gjatë janarit ratifikohet marrëveshja për kufirin me Malin e Zi
Qytetarët e Kosovës do ta kenë edhe një shans për liberalizim të vizave në muajin shkurt, nëse gjatë janarit votohet marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sipas të cilit, në shkurt Bashkimi Evropian vendosë në pako, për lëvizjen e lirë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Nëse Parlamenti i Kosovës, e voton marrëveshjen për demarkacionin, sipas Hoxhajt, Kosova do të rikthehej në të ashtë quajturën “Pakon”, në të cilën momentalisht janë Gjeorgjia dhe Ukraina, citon Indeksonline.
Sipas Ministrit Hoxhaj qysh para katër vitesh kur Qeveria ka marrë udhërrëfyesin për mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt Evropës, demarkacioni ka qenë një kusht i njohur qoftë për Qeverinë e Kosovës, qoftë për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Arsyeja pse nuk kemi mundur ta gëzojmë këtë të drejtë në fund të vitit 2016, ka të bëjë më shumë me rrethanat e brendshme sesa të jashtme. Për mendimin tim është e pakuptimtë se si një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë hezituar që ta votojnë një marrëveshje ndërkombëtare e cila e shënon vijën kufitare aty ku ka qenë historikisht, çdo herë, dhe sipas të cilës Kosova nuk humbë asnjë pjesë të territorit dhe ky është kushti i vetëm i matshëm i cili i ka mbetur Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas ministrit kosovar, për Gjeorgjinë, Parlamenti Evropian do të mund të vendosë tek në janar se a do të udhëtojnë qytetarët e Gjeorgjisë pa viza. Ndërsa, sa i takon Ukrainës, siç tha Hoxhaj, datë se kur mund të vendos Parlamenti Evropian për këtë shtet është shkurti 2017.
“Këta dy muaj janë të rëndësishëm edhe për Kosovën, meqë nëse Parlamenti i Kosovës do ta ratifikonte marrëveshjen për demarkacionin gjatë muajit janar, ne do të kishim mundësi ta zëmë afatin e fundit me qëllim që qoftë Komisioni Evropian, qoftë Parlamenti Evropian të votojnë pro lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












