Shkurt.ch
Edhe një tragjedi me armë të shërbimit ushtarak
Në një bar me plot të rinj në Interlaken (BE) një burrë ka plagosur dy persona me pistoletën e tij të shërbimit ushtarak
Për herë të dytë në tri ditë një armë e shërbimit ushtarak është bërë shkak i incidenteve që për pak të shndërrohen në tragjedi. Një qytetar i Bernës, 26 vjeç, ka përdorur pistoletën e tij ushtarake për të hapur zjarr mbi klientët e një bari në Interlaken (BE). Dy prej tyre janë plagosur. Rasti ndodhi të shtunën, afër orës 23:30, pasi që dorasi ishte larguar nga bari për t’u kthyer më vonë i armatosur dhe shumë i zemëruar. I dehur dhe i tërbuar, ai hap zjarr mbi personat që gjendën brenda, ndërsa shumica prej tyre përpiqen ta qetësojnë. Pasojat, dy persona të plagosur, por jeta e tyre nuk është në rrezik, ka treguar policia kantonale e Bernës për mediet.
Me të shtënat e të enjtes së kaluar në një apartament në Altstätten (SG), rasti i fundit është bërë i katërti në gjashtë muaj (dy prej të cilave ishin fatale) që ka të bëjë me një armë ushtarake në shoqërinë civile.
A duhet të ndalohet njëherë e për gjithmonë mundësia e mbajtjes së armës ushtarake në shtëpi? “Shteti ka përgjegjësi neutralizimin e personave të rrezikshëm”, argumenton kryetari i të Gjelbërve, Ueli Leuenberger. Arma duhet të mbetët në arsenal”. Një propozim që zviceranët e kanë refuzuar vitin e kaluar me 56 për qind të votave kundër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive











