Lajme
Edhe një viktimë nga Gripi i Derrit
Viktima është një grua shtatzënë e cila në Qendrën Klinike ishte sjellë me emboli të mushkrive, ndërsa ishte konfirmuar me virusin H1N1. Kjo është viktima e tretë nga ky grip
Infektologët kosovarë nga Klinika e Infektives në Prishtinë njoftojnë edhe për një person të vdekur si pasoj e Gripit të Derrit. Viktima është një grua shtatzënë e cila në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishte sjellë me emboli të mushkrive, ndërsa ishte konfirmuar edhe me virusin A1N1.
Kjo viktimë shënon rastin e tretë të vdekjeve nga virusi H1N1, apo siç njihet në opinion si gripi i derrit.
“Kemi viktimën e tretë, ishte një grua e cila kishte emboli me mushkëri, por edhe e prekur nga gripi. Ka qenë shtatzënë”, konfirmon për REL drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj. Viktima ka vdekur të enjten mbrëma, ndërsa ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Nga fillimi i këtij viti, janë rreth 40 persona janë infektuar me virusin H1N1.
Ndryshe, sipas ekspertëve shëndetësor, një ditë më parë ka vdekur edhe një person tjerë nga gripi i derrit. Viktima ishte një mashkull i lindur më 1965 në komunën e Rahovecit.
Pacienti S. H ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në respirator dhe ka përfunduar me vdekje.
Ndryshe, gripi, i ashtuquajtur, i derrit (Swine Flu), është një sëmundje që atakon sistemin respirator dhe e shkakton virusi i tipit A (H1N1) që origjinën e ka nga derrat. Simptomat te gripi i derrit janë pothuajse të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm (sezonal).
Simptomat e gripit të derrit janë: temperatura, ftohje, dhimbje të kokës, dhimbje të muskujve, humbje të apetitit, molisje (lodhje ekstreme), skuqje dhe djegie e syve, zënie dhe shkuarje hundësh, kollë e thatë, dhembje gryke (fyti), ndërsa te disa raste lajmërohen edhe marramendja, vjellje dhe diarreja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











