Kosova
Edhe Sokol Bashota ftohet nga Gjykata Speciale
Pas, Kryeministrit Ramush Haradinaj e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, radhës së ftesave për intervistim nga Gjykata Speciale i është bashkangjitur edhe ish-anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota.
Lajmin e ka konfirmuar lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
“Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosë dot. Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga Gjykata Speciale të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota. Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurt që do ta kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë. Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë, sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qenë në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? Në Zvicër, standardet, trajnimet dhe sistemet e mbrojtjes nga zjarri janë të avancuara. Programi i RTS... -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë













