Shkurt.ch
Edhe uji i St-Maurice është i ndotur me baktere
Pas Le Locle, St-Maurice. Qyteti i Valais tha se uji i tanishëm ishte i pasigurt për ta pirë për shkak të pranisë së baktereve. Para ca ditësh albinfo.ch pati folur për kontaminin e ujit në Le Locle, ja që kjo histori po përsëritet edhe në Saint-Maurice (Valais). Komuna ka bërë një deklaratë për të njoftuar popullatën e saj se uji i kroit ishte i papijshëm dhe se duhej të zihej para se të pihet.
Sipas gazetës frankofone Le Nouvelliste, e cila dha e para këtë alarm, bakteret janë zbuluar gjithashtu në rrjetin e ujit të kësaj rrethine. Tani problemi është identifikuar edhe nga autoritetet e ujit.
Ky rast i ri vjen pas një problemi të ngjashëm në Le Locle (NE), ku rrjeti i ujit ka qenë i infektuar nga bakteret fekale Escherichia coli gjatë fundjavës së kaluar. Gati 100º persona vuajnë nga gastroenterita. Origjina e kontaminimit ende nuk është e njohur dhe banorët duhet ta vlojnë ujin para se ta pinë. Qytetit i duhet të shpërndajë ujë në shishe gjithë popullatës sot gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













