Lajme
Ekonomia e Shqipërisë vlerësohet si më e qëndrueshmja në rajon
Fondi Monetar dhe agjencitë e njohura dhe Moody’s dhe Standard and Poor’s, e vlerësuan eknominë shqiptare si më të qendrueshme në rajon.
Ministri i financave i Shqipërisë, Ridvan Bode, ka thënë se ky vleresim ka ardhur për shkak të politikave fiskale elastike, që shmangen pasojat e krizës.
FMN-ja ka thënë se Shqipëria e përballoi krizën falë politikave fiskale, investimeve të huaja dhe privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha.
“Ekonomia shqiptare u shfaq këtë vit me një perspektivë më të mirë afatmesme në tregjet rajonale dhe ato globale. Këto agjenci e vlerësuan ekonominë shqiptare për qëndrueshmëri pozitive, kur gjithë vendet e tjera në rajon u vlerësuan për rënie apo qëndrueshmëri negative”, ka deklaruar Bode, raportojnë mediat shqiptare.
Sipas këtyre mediave, Bode ka deklaruar se Moody’s dhe Standard and Poor’s vlerësuan potencialin e ekonomisë shqiptare për një rritje të qëndrueshme dhe më të lartë në vitet e ardhme, për konsolidimin e vazhdueshëm fiskal dhe uljen e deficitit vjetor.
Këto dy agjenci. Sipas tij vlerësojnë qëndrueshmërinë e sektorit bankar, si një sektor likuid, i mirëkapitalizuar, dhe me rritje të vazhdueshme të depozitave gjatë 2011.
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi disa ditë më parë një tjetër vlerësim për ekonominë e 6 vendeve në rajonin e Ballkanit, ku Shqipëria shfaqej në pozitat më të mira se sa fqinjët.
Politikat fiskale të Shqipërisë u vlerësuan si më të kujdesshmet nga të tjerët gjatë periudhës së krizës. Qëndrueshmëria makroekonomike e Shqipërisë vlerësohet si më e mira në rajon për shkak të tre faktorëve: reforma tatimore – që ishin nxitëse për ekonominë; zhvillimet e qëndrueshme në tregun financiar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











