Lajme
Ekonomia, më keq se para pavarësisë
Sipas ekspertëve të ekonomisë, indikatorët për zhvillim të vendit kanë qenë dukshëm më të mira para shpalljes së pavarësisë, se pas vitit 2008, kur Kosova u pavarësua
Autoritetet e Kosovës dështuan, që për shtatë vjet të pavarësisë, ta rimëkëmbin ekonominë dhe ta zhvillojnë vendin. Sipas ekspertëve të ekonomisë, indikatorët për zhvillim të vendit kanë qenë dukshëm më të mira para shpalljes së pavarësisë, se pas vitit 2008, kur Kosova u pavarësua.
Sipas tyre, ekonomistëve për shtata vjet shtete, institucionet në Prishtinë, dështuar në luftën kundër korrupsionit, ekonomisë jo formale, evazionit fiskal dhe krimit të organizuar. Po ashtu si pasojë e mungesës së funksionimit të rendit dhe ligjit, nuk erdhën investitorët e huaj që ndikoi në rriten e varfërisë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për REL se autoritetet e Kosovës kanë mundur të bëjnë shumë më shumë për ekonominë gjatë këtyre shtatë viteve.
“Me shumë pesimizëm, me shumë keqardhje duhet të thuhet që ndoshta gjitha indikatorët ekonomik kanë qenë shumë më të mirë në vitet e para shpalljes së pavarësisë, kjo ndoshta është edhe për shkak të një situatë më të mirë ekonomike në mbarë botën. Janë pikërisht viti 2008 kur ishte përhapur kriza ekonomike globale që Kosova ishte ndikuar”, thekson Zeka.
Si dështim të autoriteteve kompetente gjatë këtyre shtatë viteve, Zeka e quan edhe privatizimin e ndërmarrjeve publike. Ai kujton dështimin e privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës. Dështim tjetër, sipas Zekës është edhe ngecja e projektit të Termocentralit “Kosova e re”.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtim të Avancuara, Agron Demi thotë se me shpalljen e pavarësisë shumë indikatorë ekonomik janë përkeqësuar.
Investimet e huaja të cilat ishin parë si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik, shton ai, kanë shënuar rënie gjatë viteve të Kosovës shtet i pavarur.
“Investimet e huaja direkte janë përgjysmuar në krahasim me periudhën e para shpalljes së pavarësisë, kemi keqmenaxhuar me ndërmarrjet publike, e kemi sjell vendin në një kolaps energjetik. Është dëmtuar tej mase Postë Telekomi i Kosovës duke krijuar miliona euro humbje çdo vit”, shton Demi.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












