Shkurt.ch
Ekspertët zviceranë: Arafati ka vdekur nga helmimi
Në mostrat që kanë marrë nga mbetjet mortore të Arafatit, ata kanë konstatuar prani deri në 20 fish më të madhe se normalja, të elementit Polonium 210
Ekspertët zviceranë të forensikës të cilët kanë bërë hetimet në lidhje me vdekjen e Jassir Arafatit kanë ardhur në konstatimin se më i besueshëm është varianti sipas të cilit ish shefi i PLO-së, kishte vdekur si pasojë e helmimit. Siç kanë theksuar ekspertët në fjalë në një konferencë për medie të mbajtur në Lozanë, ata e mbështesin në mënyrë “të matur” këtë tezë.
Ekspertët, në mostrat që kanë marrë nga pjesë të ndryshme të mbetjeve mortore të Arafatit, kanë konstatuar prani deri në 20 fish më të madhe se normalja, të elementit Polonium 210. Kështu ka deklaruar François Bochud, udhëheqës i Institutit për radiomedicinë të Spitalit Universitar të Lozanës, shkruan nzz.ch.
Dy studiuesit kanë theksuar se koha e gjatë e kaluar nga vdekja e Arafatit (viti 2004) e ka vështirësuar dëshmimin e shkaqeve të vdekjes, duke zbehur provat.
Megjithatë ekspertët janë treguar të befasuar me koncentrimin e lartë të poloniumt 210 në mostrat e ekzaminuara.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












